/

Ambasada e Francës: Mesazhi i Macron ishte miqësor dhe i qartë, Kosova dhe Serbia kanë shumë për të humbur

Një deklaratë e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, e thënë gjatë një fjalimi para ambasadorëve francezë nëpër botë, ka nxitur shqetësime se liberalizimi i vizave mund të shtyhet, nëse Kosova dhe Serbia s’veprojnë me përgjegjësi karshi dialogut për normalizim të raporteve dhe gjendjes në Veri.

Nga Ambasada e Francës në Prishtinë kanë thënë se deklarata e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, është shumë e qartë, me shikimin përpara dhe që nënvizon perspektivë pozitive, përfshirë edhe zgjerimin.

Tutje ambasada e Francës në Prishtinë thonë se deklarata e presidentit të Francës është një mesazh miqësor dhe i vendosur që tregon për të dy vendet se ka shumë për t’u humbur.

Ambasada e Francës gjithashtu ka theksuar se Parisi zyrtar mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe pret nga të dy palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive. Kjo kanë thënë se padyshim përfshinë Kosovën, prej të cilës Franca pret edhe masat e de-eskalimit në veriun e Kosovës.

“Franca mbështet plotësisht lehtësimin evropian dhe pret nga të dy palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog. Kjo përfshinë padyshim edhe Kosovën, prej të cilës ne gjithashtu presim masat e de-eskalimit në veriun e Kosovës. Qëndrimi i presidentit Macron ishte shumë i qartë dhe ne iu inkurajojmë juve që ta shikoni atë në tërësinë e tij: është me shikim përpara, nënvizon një perspektivë pozitive, përfshirë zgjerimin, dhe është një mesazh miqësor dhe i vendosur për të dy vendet, që ka shumë për t’u humbur”, kanë thënë nga Ambasada e Francës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.