Një 29 vjeçar sot dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Ferizaj në një objekt banesor që ishte në ndërtim.
Lajmin për DTV-në e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se policia po e heton rastin.
“Ju njoftojmë se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person, mashkull i moshës rreth 29 vjeçar, dyshohet se ka bërë vetëvrasje”.
Mjekët nga Qendra Emergjente e Ferizajt, që kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar vdekjen e tij.
Ekipe të policisë rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes gjithashtu dhe po e hetojnë rastin.
Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion