Superylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, është shprehur i nderuar që ka luajtur në stadiumin që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”.
Kosova dhe Zvicra barazuan 2 me 2 në kualifikimet për “Euro 2024” të shtunën.
Kosova u kthye dy herë nga disavantazhi për të marrë pikë ndaj ekipit të Shaqirit dhe Xhakës.
“Ka qenë nder i madh me ardh këtu dhe të luaj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Me të ndjerin Vokrri kam pasur raporte të mira. Nder i madh që luajta sonte këtu. Që gjithë fansat ishin përkrah nesh. Është privilegj i madh që kurrë nuk do ta harroj. Është nder që jam këtu, që ndjeva himnin e Kosovës. Privilegj i madh të luaj në stadiumin me emrin e legjendës. Ishte speciale për mua, që nuk do ta harroj. E kam pasur ëndërr të luaj këtu dhe këtë ëndërr e realizova. Njerëzit e dinë që kam pasur kontakte me Fadil Vokrrin, me federatën. Ishim në kontakte me Fadilin, me trajnerin. Më pas erdhi 2016 dhe e kemi kuptuar pas ngjarjes që nuk mund ta ndërrojmë më përfaqësuesen”, ka thënë ai.