Personi më i padëshiruar në ‘Fadil Vokrri’, pritja që iu bë Uran Bislimit nga tifozët kosovarë

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Zvicra kanë luajtur baras 2-2 në një ndeshje spektakolare në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Te Zvicra ishin edhe katër futbollistë shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Ardon Jashari dhe Uran Bislimi.

Tre të parët patën një pritje të jashtëzakonshme nga tifozëria kosovare, pasi që të tre u duartrokitën shumë në momentin që spikeri i stadiumit ua thirri emrat.

I vetmi futbollist për të cilin pati vërshëllima nga të gjithë të pranishmit në fushë ishte Uran Bislimi, një futbollist me rrënjë nga Kosova, por që në mënyrën më të keqe të mundshme e mashtroi Kosovën.

Anëtari i skuadrës zvicerane Lugano, 10 muaj më parë luante ndeshje miqësore me Kosovën, madje edhe shënonte gol duke e puthur fanellën.

Por çfarë ndodhi më pas? Ai nuk iu përgjigj më ftesave nga Kosova e as thirrjeve telefonike duke u larguar pabesisht dhe duke iu bashkuar Zvicrës.

Për Uranin mbrëmë ishte pritja e duhur në Fadil Vokrri, pasi tifozët kosovarë dhe Përfaqësuesja dardane nuk e kanë merituar një trajtim të tillë dhe një pabesi të tillë nga Bislimi.

Sigurisht që ai nuk është ndier mirë kum ka qenë i vetmi person nga të gjithë të pranishmit në ‘Fadil Vokrri’ që është vërshëllyer, por ai e di mirë se këto vërshëllima i ka mertituar për atë se çfarë ka bërë.

Kosova i do bijtë e saj, por asnjëherë nuk i do ata futbollistë si Uran Bislimi që e shfrytëzojnë vendlindjen e tij për të marrë një ftesë nga Zvicra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.