Xhaka publikon një foto të shkrepur në 2005 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ka diçka për të thënë

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka reaguar pas ndeshjes me Kosovën e cila përfundoi 2:2.

Xhaka u shpreh i lumtur që pati sërish rast të luajë në “Fadil Vokrri”.

“Ndjenjë e jashtëzakonshme të kthehem në Prishtinë”, shkroi ai në Instagram.

Ai publikoi në llogarinë e tij një fotografi të shkrepur para 18 vjetësh së bashku me vëllain e tij të madh Taulantin.

E po ashtu edhe nga ndeshja e mbrëmshme në kryeqytetin kosovar.

Përpos tij, pjesë e ekspeditës zvicerane ishin edhe futbollistë të tjerë me prejardhje nga Kosova si: Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari dhe Uran Bislimi.

Bile, ky i fundit disa muaj e ka bartur edhe fanellën e Kosovës.

Granit Xhaka

Leave a Reply

Your email address will not be published.