Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëpartiak kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore “Kosova kujton” në 22-vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA.
Nga aty, Haradinaj tha se populli i Kosovën vazhdon të qëndrojë përkrah ShBA-së.
“Populli i Kosovës, të zgjedhur dhe institucionet e Kosovës dhe shqiptarët kudo që jemi bashkëndjejmë me popullin amerikan, jo vetëm në këtë ditë të përvjetorit të sulmeve terroriste në tokën amerikane në një tokë që e mbrojti lirinë tonë e demokracinë në krejt botën”.
“Në këtë ditë vazhdojmë të qëndrojmë përjetë me Amerikën”, tha Haradinaj.
DTV