13 vjeçarja përjashtohet për shkak të mbulesës, protestojnë nxënësit e shkollës “Asdreni” në Pejë

Përjashtimi i nxënëses E.L nga shkolla “Asdreni “ në Pejë, vetëm për shkak të mbulesës, ka nxitur reagime.

Sot shokët dhe shoqet e klasës së saj kanë vendosur që të bojktojnë mësimin. Ata kanë protestuar duke kërkuar që shoqja e tyre e klasës të kthehet shkollë.

Lidhur me këtë rast familjarët e nxënëses E.L kanë angazhuar avokatin Gëzim Baloku që të merret me rastin.

Baloku në një prononcim ka treguar se nxënësja E.L ka vendosur mbulesën gjatë pushimeve verore, dhe me tu kthyer në shkollë drejtoresha i ka thënë që të mos vie më.

“Ka shkuar në shkollë me mbulesë dhe drejtoresha i ka thënë se më nuk mund ta vijojë mësimin”, ka thënë avokati Baloku.

Ky i fundit i është takuar me drejtoreshën e shkollës “Asdreni”, Agime Lajqi, nga e cila e ka kërkuar vendimin me shkrim për përjashtimin e të miturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.