Mjeku Islam Mamica ka deklaruar për Euronews Albania se i mituri që ka humbur jetën pasi prindërit e kishin çuar në çerdhe në Burrel, ka ardhur në spital në gjendje të rëndë.
Sipas tij, foshnja ka qenë pa ndjenja dhe vetëm autopsia do të mund të identifikojë se çfarë mund ta ketë shkaktuar vdekjen, duke qenë se as mjekët nuk kanë një përgjigje të saktë për këtë.
Mamica ka konfirmuar se foshnja ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit dhe jo të çerdhes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, kanë hapur një hetim në lidhje me rastin dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.