Fëmijët e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconit kanë pranuar testamentin e babait të tyre.
Ajo që Berlusconi u la fëmijëve të tij Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi mund të llogaritet në mbi pesë miliardë duke përfshirë kompanitë e listuara, investime të mëdha në pasuri të paluajtshme, letra me vlerë, vepra arti dhe likuiditet.
Pjesën më të madhe e ka Fininvest, me 2.8 miliardë kapitalizim tregu të filialeve të tij, i cili bëhet gati katër miliardë nëse marrim parasysh edhe aksionet që zotëron Mfe-Mediaset në grupe të tjera, konkretisht Ei Towers dhe Prosieben.
Asetet e pasurive të paluajtshme vlerësohen në rreth 700 milionë, të përqendruara kryesisht në zotërimin Dolcedrago, plus likuiditet, shkruan media italiane, Ansa.
Së fundmi, jahtet dhe mbi të gjitha pikturat e shumta të blera ndër vite nga themeluesi i Bisciones. Në fakt, Marina dhe Pier Silvio mes tyre do të kenë afërsisht 53% të aseteve, me rrjedhojë kontrollin mbi aksionet e kompanive nëpërmjet Fininvest, dhe fëmijët Barbara, Eleonora dhe Luigi do të kenë disponueshmëri personale shumë të rëndësishme.
Padyshim që ish-bashkëshortet, të dyja të divorcuara, ishin të përjashtuara nga testamenti.