Qendra e Studentëve hap konkursin për pranim në konvikte dhe mensë

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë për vitin e ri akademik.

Sivjet Qendra e Studentëve do të pranojë rreth 4000 studentë, ku 1500 nga ta do të jenë përfitues për ushqim në mensë.

“Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi)”, thuhet në njoftimin e QS-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.