/

Ramabaja para PDK-së e AAK-së: S’e kam pritur që bieni në këtë derexhe

Sadri Ramabaja, analist në Pressing të T7, ka folur për opozitën në Kosovë, duke mos u pajtuar kështu me paralajmërimin e PDK-së dhe AAK-së për të bojkotuar votimin e çdo ligji që vjen në kuvend nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se opozita në vendet liberale perëndimore është konkurruese ose bashkëpunuese.

Në rastin e opozitës kosovare, Ramabaja ka thënë se ”opozita po shkon për t’u bërë radikale”, duke shtuar se kjo më shumë i shkon për natyre partive joparlamentare.

”E kam pak a shumë të qartë se nuk mund të pretendojmë qeveri e as opozitë të tipit anglez sepse ata kanë parlamentatrizëm prej shekullit 18, por edhe që zbresim në këtë derexhe, nuk është mirë. Në të gjitha demokracisë liberale opozita vepron në dy kolona të veprimit opozitar, veprim konkurrues dhe bashkëpunues”.

”Veprimin konkurrues që e bën pak a shumë LDK-ja, ka një tendencë të përfillet interesi qytetar se çfarë dëmtohet në rast se nuk votohet diçka, sidomos ligjet që prekin sferën e bashkëpunimit të jashtëm”.

”Këtu nuk kemi të bëjmë me një opozitë as konkurruese as bashkëpunuese, ka një tendencë për një opozitë radikale që më shumë është natyrë e partive opozitare”, ka thënë Ramabaja

Leave a Reply

Your email address will not be published.