Shpallen rezultatet përfundimtare të konkursit për shkollimin specialistik

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shpallur rezultatet përfundimtare të konkursit për shkollimin specialistik.

Konkursi për Shkollim Specialistik për herë të parë ka përfshirë kriteret e parapara me Udhëzimin e ri për Shkollim Specialistik UA 01/2023. Numri i specializimeve është mbështetur në tri kriteret bazë: Kuadrin deficitar, Kapacitetet Mentoriale dhe Kapacitetet infrastrukturore.

Përmes këtij konkursi, janë ndarë 359 specializime për lëmi klinike, mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private.

 

DTV

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.