Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Ferizaj, po dëshmon Betim Jonuzi, i njohur me nofkën Buta, i cili njëherësh është vëllai i të akuzuarit Qëndrim Januzi.
Ai tha se tre muaj para se të ndodhte ngjarja, i kishte ardhur një mesazh nga tani i ndjeri Gazmend Hyseni, i njohur me nofkën Strella, i cili iu kishte thënë se nuk e dinte se çka iu kishte bërë atij dhe tani të akuzuarit Qëndrim, që sipas tij e kishin dërguar në Polici, por se tani i kanë “shumë borxh”, raporton Betimi për Drejtësi.
“Të njëjtin SMS përnjëherë na e ka dërguar mua dhe Qëndrimit, në rrjetin social Instagram, duke na thënë që ‘nuk e di çka ju kam ba që më keni çu në Polici, por prej sotit më keni shumë borxh’”, tha Buta.
Ai tha se gjatë gjithë kësaj kohe (2-3 muaj para rastit) ka pasur kërcënime të vazhdueshme nga tani i ndjeri. E gjithë kjo, tha se ishte pas SMS që e kishin marrë nga tani i ndjeri.
“Buta” theksoi se kishte edhe kërcënime të tjera nga tani i ndjeri, duke shkuar edhe tek studio muzikore.
“Ka pasur kërcënime të vazhdueshme prej G., në drejtim të Qëndrimit edhe temin…”, tha ndër të tjera ai.
I njëjti theksoi se i kishte ndaluar në rrugë disa shokë që i kishin të përbashkët, duke i kërkuar (atë dhe Qëndrimin).