“Ua kemi thënë në Prishtinë”, dalin me reagim publik huliganët rumunë pas publikimit të banderoles

Tifozët huliganë rumunë, “Uniti sub tricolor”, dolën me postim pasi trazuan stadiumin ku po zhvillohet ndeshja Rumani-Kosovë, e vlefshme në kualifikime për “Euro 2024”.

“Ua kemi thënë në Prishtinë. Ua kemi thënë edhe këtu. Kosova është SERBI”, kanë shkruar huliganët rumunë.

Sfida e parë ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, e zhvilluar në muajin qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pati përfunduar pa gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published.