Lajmërohet komandant Remi, tregon arsyet e shoqërimit nga hetuesit e Gjykatës Speciale

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar pas raportimeve që i njëjti u arrestua por më pas u lirua.

Remi ka thënë se para shtëpisë së tij u janë prezantuar hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës me një urdhër nga prokuroria e Gjykatës Speciale për kontroll të telefonit.

Ai ka thënë se i’u është shpjeguar se duhet të bëjnë një bisedë zyrtare në zyre të Eulexit.

“Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellur me respekt. Në zyre të Eulexit më është sekuestruar telefoni im dhe posa është bërë kjo kontrollë pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda dhe tani gjendem në shtëpi”, ka shkruar ai.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, pak minuta më parë është liruar nga EULEX.

Leave a Reply

Your email address will not be published.