Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri kanë heshtur kritikët me një paraqitje vendimtare për Zvicrën të martën mbrëma.
Xhaka shënoi gol të bukur me goditje të ultë, ndërsa Zvicra fitoi 3:0 ndaj Andorrës. Ndeshja i takoi kualifikimeve për Euro 2024.
Kapiteni i Zvicrës, Xhaka, asistoi në golin e parë, të cilin e shënoi Cedric Itten në minutën e 49-të. Ndërkohë Xherdan Shaqiri konkretizoi penallti për 3:0 në minutën e 92-të.
Xhaka e Shaqiri startuan te Zvicra. Uran Bislimi luajti prej minutës së 95-të, ndërsa Ardon Jashari qëndroi në stol.
Zvicra është forcuar në vendin e parë në Grupin I me 14 pikë nga gjashtë ndeshje. Andorra mbetet e fundit me vetëm dy pikë.