‘Krejt ja u kisha çky me dhëmbë’, Munishi tregon se çfarë do të bënte sonte në Rumani

photo by: @Shpend Ahmeti

Trajneri i mirënjohur Ismet Munishi ka reaguar ashpër pasi tifozët rumunë shpalosën banerin ‘Kosova është Serbi’ në ndeshjen e sotnme.

Ai ka treguar se çfarë do të bënte në ato momente nëse do të ishte përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës.

”Isha afruar ngadale dhe kisha tentuar me ja u kap atë baner qe e kanë qitë, dhe me ua hongër me dhëmbë, krejt ja u kisha çky me dhëmbë. Qashtu kisha tentu, se kjo është provokim,” tha Munishi.

Kujtojmë se ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës e zhvilluar në ‘Arena Nationala’ në Bukuresht, u ndërpre për disa minuta gjatë pjesës së parë.

Në fund, ndeshja përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 2-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published.