Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, është prej më kritikëve dhe me të zëshmëve kundër Qeverisë Kurti. Megjithatë duket se gjatë kohës sa kishte ushtruar profesionin e gazetarit, Kastrati ka qenë shumë miqësor me Kurtin. Madje e kishte konsideruar edhe privilegj diskutimin me të.
Këtë video ia ka shpërndarë këshilltari i Kurtit, Arianit Beqiri.
“Ardian Kastrati, deputeti i zëshëm i PDK-së, dikur gazetar në intervistën me KM Kurti:
– “me juve është privilegj të diskutohet”;
– “ju keni lexu jashtëzakonisht shumë në shkenca sociale këtë e di nga përvoja personale me juve…”, ka shkruar Beqiri.