/

Kusari-Lila tregon sa para nga buxheti i shtetit mbetën të pashpenzuara vitin e kaluar

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila tha se vitin e kaluar kanë mbetur rreth 30 milionë euro të pashpenzuara nga buxheti i shtetit dhe jo 700 milionë siç ka deklaruar opozita.

Vitin e kaluar opozita ka deklaru që janë deri 700 milionë teprica, qeveria i shpenzon mjetet sipas faturave të projekteve të cilat janë në proces dhe në fund të vitit të gjithë e dinë që shumica e projekteve dhe raporteve të punës të cilat dërgohen për t’u paguar, ndodhin në muajin tetor-nëntor, në fund të vitit nuk ka pasur diku as 30 milionë të pashpenzuara në vitin 2022”, u shpreh ajo në Pressing të T7.

Tutje, deputetja tha se Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar formën e shpenzimit të mjeteve nga buxheti i shtetit për ndërtimin e autostradave.

Nuk ka qenë LVV kundër ndërtimit, por kundër formës së financimit me buxhet të drejtpërdrejtë”, deklaroi Kusari-Lila.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.