Dy persona për shkak të një borxhi e rrëmbejnë një tjetër në Prishtinë

Sipas Policisë, të dyshuarit kishin kërkuar një shumë parash, të cilat pretendonin se ua kishte borxh viktima.

Një person ka raportuar në Polici se dy persona tjerë e kanë rrëmbyer atë.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Raporti i plotë:

RRËMBIM

Prishtinë 09.10.2022-22:37. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj (të njohur për të) e kishin rrëmbyer atë. Të dyshuarit kishin kërkuar një shumë parash, të cilat pretendonin se ua kishte borxh viktima. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.