Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përfunduar paraqitjen e tij para mediave në Bruksel duke u konfrontuar me gazetarin e Klan Kosovës, Gazmend Syla.
Vuçiq iu drejtua Sylës menjëherë pas përfundimit të konferencës.
“Nuk mu përgjigje në pyetjen time”, i tha Vuçiqi, Sylës.
Presidenti serb i pyeti gazetarët shqiptarë se si ndihen dhe pse gëzohen me kinse sulmet e Qeverisë së Kosovës ndaj serbëve, duke e krahasuar situatën ndaj serbëve në Kosovë, me atë të shqiptarëve para 30 vitesh.
Syla nuk u pajtua me krahasimin e Vuçiqit dhe shprehur kundërshtimin e tij me një kundër-pyetje.
Vuçi zgjodhi të mos përgjigjej në secilën pyetje të gazetarit. Si pasojë, në fund të konferencës, iu drejtua Sylës.
“Katër pyetje m’i ke bërë. Katër pyetje m’i ke bërë. Eja te unë në Beograd. Së shpejti do të vi në Graçanicë, vetëm nëse më jepni lejen demokratike tuajën që të vi, dhe atje mund të vini e të më pyesni çfarë të doni”, tha Vuçiq.