/

Raportet për UFO/ NASA hedh poshtë pretendimet e zyrtarëve në Kongrese: Na tregoni provat

Të mërkurën në Kongresin e Meksikës u zbuluan disa “kufoma aliene”. Ngjarja u drejtua nga gazetari dhe ufologu Jaime Maussan, i cili dëshmoi nën betim se këta dy trupa të mumifikuar nuk janë pjesë e “evolucionit tonë tokësor”, pasi, siç pretendoi ai, një e treta e ADN-së së tyre mbetet “e panjohur”.

Në lidhje me këtë zbulim David Spergel, president i Fondacionit Simons dhe kryetar i ekipit të pavarur të studimit UAP të NASA-s, than se autoritetet meksikanr duhet të zhvillojnë analiza që janë në dispozicion të komunitetit shkencor botëror dhe vetëm atëherë NASA mund të flasi në lidhje me këtë.

Po ashtu edhe Dan Evans, ndihmës zëvendës administrator i asociuar i Drejtorisë së Misionit Shkencës të NASA-s për kërkime, tha se nevojiten më shumë të dhëna dhe studime të detajuara për të dal në një konkluzion.

Nasa tha se raporti i publikuar ka një “varfëri të dhënash”.

Panelistët gjithashtu refuzuan të diskutojnë dëshminë e bërë në Kongresit të SHBA në qershor nga ish-zyrtarët ushtarakë. Zyrtarët pohuan se qeveria amerikane po fsheh të dhëna biologjike jo-njerëzore.

“Unë nuk mund të flas për pjesët e tjera të qeverisë, por NASA është transparente,” tha administratori Nelson.

Ai vuri në pikëpyetje besueshmërinë e dëshmitarit, David Grusch, dhe hodhi poshtë pretendimet e ndryshme që Grusch kishte bërë më parë.

“Më trego provat, nuk mund të flas pa to”, tha ai. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.