Nga aksidenti i sapo ndodhur tek rrethi në magjistralen Prishtinë – Lipjan, siç njihet ndryshe rrethi i QMI-së, është rrotulluar njëra nga veturat, raporton DTV.
Aksidenti ka ndodhur pasi janë përfshi dy vetura të cilat janë goditur njëra me tjetrën.
Ekipi i televizionit DTV, që ishte në vendin e ngjarjes raporton se nuk dihet për të lënduar apo për pasojat e tjera.
Për momentin dihet vetëm për dëmet e automjeteve.
Policia ende nuk ka dërguar raport për të treguar rreth aksidentit të ndodhur, DTV do t’ju mbaj të informuar rreth këtij aksidenti.