Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit në vlerë rreth 35 milionë dollarësh me USAID’in, ku ka thënë se kjo marrëveshje është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit tonë.
Osmani ka dhënë detaje rreth kësaj marrëveshje, që thotë se do të sigurojë shërbime më të mira për qytetarët nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve profesionale.
Fuqizimin e administratës publike, eliminimi i burokracisë dhe transparenca, janë përfitimet nga kjo marrëveshje sipas Osmanit.
“Një nga objektivat parësore të kësaj marrëveshje është që të siguroj shërbime më të mira për qytetarët tanë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve profesionale. Në këtë mënyre do të fuqizohet administrate publike, do të eliminohet burokracia dhe do të promovohet transparenca, duke nxitur llogaridhënie dhe efikasitetin brenda institucioneve publike, kjo marrëveshje do të kontribuojë në reduktimin e vazhdueshëm të korrupsionit dhe rritjen e efikasitetit të reagimit ndaj nevojave të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Osmani.
Në ceremoni ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.