/

Uk Lushi: Albin Kurti është dorëzuar, e ka pranuar Zajdenicën

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë dhe aktivisti politik shqiptar në Amerikë, Uk Lushi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar “Zajednicën”.

Ai nëpërmjet një shkrimi ka thënë se Kurti po i bën betejat për kur të krijohet “Zajednica” pasi që tani më është pranuar.

Lushi ka thënë se po të ishte Kurti “parimor” nuk do ta pranonte dokumentin e Ohrit. Qasja e Kurtit sipas tij “nuk mund të jetë strategij dhe dikur i del afati.”

“Mbreti është lakuriq”, ka thënë Lushi.

“Çka është më keq edhe opozita dhe alternativat aktuale janë të parapajtuara të pranojnë apo bëjnë çka të thonë të huajt. Kosova dhe krejt shqiptarët po hyjmë në një fazë pa plan dhe shumë të rrezikshme.”, ka shkruar Lushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.