/

Finlanda bëhet vendi i fundit që ndalon veturat me targa ruse

Finlanda është e fundit në një listë në rritje të vendeve që ndalon hyrjen e automjeteve me targa ruse në territorin e saj.

Ajo iu bashkua tre shteteve baltike – Estonia, Letonia dhe Lituania – pasi njoftoi kufizimin që zbatohet për makinat private, i cili do të jetë në fuqi nga mesnata.

Estonia tha se vendimi i saj për të zbatuar ndalimin ishte “interpretim shtesë” i sanksioneve të reja të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Moskës më 8 shtator, raporton skynews.

Sipas direktivës së re të BE-së, automjetet e regjistruara në Rusi nuk lejohen më të hyjnë në territorin e bllokut prej 27 anëtarësh.

Transmetuesi finlandez, YLE raportoi se veturat e regjistruara në Rusi me më pak se 10 pasagjerë nuk do të lejohen më të hyjnë në Finlandë nga Rusia, megjithëse do të ketë edhe përjashtime. Ndryshe, Rusia po përballet me numër të madh të sanksioneve pas pushtimit të shtetit ukrainas, të cilin e ka filluar më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta mater

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.