/

Konjufca: Qeveria i ka përmbushur 80% të pritjeve të mija

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në emisionin “Kallxo pernime”, ka thënë se Qeveria Kurti i ka përmbushur deri më tani 80% të pritjeve të tij.

Si nuk foli fjalë të mëdha për Qeverinë, sepse siç tha ai nuk dëshiroi që as ta lavdërojë e as të distancohet.

Konjufca tha se pret më shumë punë nga Qeveria.

“Nuk po flas si person i shkëputur prej kësaj qeverisje, sepse e konsideroj vetveten bashkë me kryeministrin dhe disa eksponent që janë ministra si themelues të VV-së së bashku. Kështu që kur po flas për këtë duhet me ma marrë fjalën time si njëri që ka kontribuar në këtë projekt që e kemi ngritur ne, prandaj nuk po du me pas as distancim e as me e lavdëru. Nëse i përjashtojmë edhe lavdërimin e verbër sepse janë pjesë e saj, e nëse e përjashtojmë edhe distancimin, atëherë mund të thoja që së paku 80% qe e kam pritur nga kjo qeverisje është aty diku, të pritjeve të mija”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.