Fury rrezikon titullin, WBC mund t’ia heqë, kjo është arsyeja

Stërvitja që boksieri britanik Tyson Fury për sfidën e tij të ardhshme me ish-kampionin e UFC-së, Francis Ngannou, mund të ndërpritet nga një duel i mundshme për titullin kampion të kategorisë WBC. “Mbreti Cigan” do të përballet me Ngannou më 28 tetor në Riad, por WBC me sa duket po mendon për një duel të vërtetë boksi.

“Daily Star” raporton se një duel për titull me Anthony Joshua ose Deontay Wilder mund të jetë detyra e radhës e Fury. 35- vjeçari e ka mbrojtur tashmë rripin WBC në tre raste që kur e mori atë nga Wilder në vitin 2020, me sfidën më të fundit nga Derek Chisora, që u zhvillua në fund të vitit të kaluar.

Pritet që së shpejti të zhvillohet një përballje “kokë më kokë” midis Joshua dhe Wilder për të vendosur se kush do të përballet me Fury vitin e ardhshëm.

Fitorja e fundit e Joshua kundër Robert Helenius ka mbajtur të gjalla shpresat e tij për të rifituar titujt e tij dhe për të krijuar luftën e mundshme me Wilder.
Një sfidë britanikësh, që përfshin Fury dhe Joshua, është përfolur prej kohësh, por ende nuk është realizuar. Ndërsa Wilder është përballur me Fury në tre raste, duke humbur dy takimet më të fundit pas barazimit të tyre në 2018. Amerikani nuk ka luftuar që kur mundi edhe Helenius në tetor 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published.