Ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, u ndërpre në pjesën e parë për rreth 50 minuta, gjatë së cilës lojtarët e të dyja skuadrave shkuan në teshatore, shkruan media rumune “Prosport”.
Siç dihet ndeshja u ndërpre në minutën e 17-të për shkak të pankartës skandaloze “Kosova është Serbi.
Portieri i Rapidit të Bukureshtit, Horațiu Moldovan, ka deklaruar se futbollistët e Rumanisë dhe të Kosovës, u dërguan në teshatore për shkak të thirrjeve Serbia, Serbia, pasi askush në fushë nuk e kishte parë pankartën në fjalë.
Ai e ka përmendur edhe bashkëlojtarin Albion Rrahmani, reprezentues i Kosovës.
“Kam folur me Rrahmanin dhe nuk e kam kuptuar asnjë prej tyre!
Jam shumë mirë, jam i lumtur që morëm katër pikë (me Izraelin 1:1 dhe Kosovën 2:0), por tani po mendoj se çfarë duhet të bëjmë këtu te Rapidi.
Askush nga ne nuk e kuptoi vërtetë pse u ndërpre ndeshja.
Pasi hyra në teshatore e kuptova se ishte pankarta.
Mendova se u ndal për shkak të thirrjeve ‘Serbia, Serbia’”, tha Horațiu Moldovan.