Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet e sulmit ndaj gazetares së sportit, Ulpiana Emra, në finalen e Superkupës mes Trepçës dhe Pejës.
Gazetarja Emra thuhet se është sulmuar me shishe nga tifozët në tribunë, dhe ka marrë lëndime në trup.
AKG ka dënuar sulmin ndaj gazetares dhe i ka bërë thirrje Policisë që t’i identifikojë sulmuesit dhe t’i sjellë para drejtësisë.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon këtë sulm ndaj koleges Emra, dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës që sa më parë të identifikojë sulmuesin/it, dhe t’i sjellë pranë drejtësisë ashtu që të marrin dënimet konform ligjit”, thuhet në reagimin e AGK-së.