Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka gjetur të thotë diçka në lidhje me një pyetje të një gazetari në konferencën për media të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku shpaloi atë që ai e konsideron si një “konspirim” mes ndërmjetësve evropianë në dialog dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pacolli pati rastin të shprehë ngazëllimin e saj ndaj Kurtit, për të cilin, thuajse si figurë atërore, tha se “Kosova kurrë nuk ka qenë në duar më të sigurta se që është sot”; krejt këtë duke e lidhur me një gazetar që bëri një pyetje në konferencën e Kurtit.
Reagimi i Pacollit:
Gazetari e pyeti Kryeministrin se a është lodhur duke ua shpjeguar ndërkombëtarëve pse nuk bënë asociacioni 🤦♀️…
Siç duket gazetari është nisur nga kryemistrat e kaluar që janë lodhur e në fund e kanë lëshuar bajrakun duke pranuar kompromise që po na ndjekin edhe sot.
Kryeministri Kurti as nuk lodhet e as nuk e lëshon bajrakun prandaj Kosova kurrë nuk ka qenë në duar më të sigurta se që është sot.