Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën tha se “nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, zhduket opozita”.
Çitaku ka thënë se Kurti përgjigje e parë e ka marrë në zgjedhjet lokale në vitin 2021 e të dytën ajo ka thënë se do ta marrë në zgjedhjet parlamentare, siç ka shkruar ajo shpejtë.
“Ju mendoni se e zhdukni opozitën ( më mirë me thanë dëshironi ), sikurse që mendoni se keni fuqi me zhdukë gjithçka dhe secilin që nuk pajtohet me ju. Njëjtë dëshironi dhe synoni edhe për mediat, shoqërinë civile, bizneset, prokurorinë.
“Përgjigjen e parë e keni marrë në zgjedhjet lokale me 2021. Përgjigjen e dytë do ta merrni kur të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Shpejtë”, ka shkruar Çitaku.