Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka dalë më pyetje publike për ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Ai ka pyetur Osmanin se “a ishte në vizitë zyrtare apo private kur takoi Nikolla Gruevskin në Budapest”?
Pyetja e Mexhiti vjen pas ndryshimeve që Qeveria i bëri në Kodin Penal, e përmes të cilave opozita shqiptare akuzon se është hartuar dhe garantuar amnisti për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Kësaj pyetje i është përgjigjur menjëherë ministri Bujar Osmani i cili ka mohuar një gjë të tillë.
“Njëherë thanë e ka takuar Ali Ahmeti, pastaj thanë – jo, e ka takuar Artan Grubi, tash unë e paskam takuar! Ndoshta me të katërtën ia qëllojnë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.