Inspektorati i Arsimit e Policia largohen nga çerdhja ku dyshohet se u sulmua 3-vjeçari

Kanë përfunduar hetimet në hapësirat e çerdhes “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

Ku dyshohet se një 3-vjeçar u dhunua fizikisht nga edukatoret.

Në hapësirat e çerdhes publike qëndruan policia, prokuroria, zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale dhe Inspektorati i Arsimit.
Në lidhje me rastin ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila paralajmëroi masa posa të merret raporti nga Inspektorati i Arsimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.