/

Peter Stano: Mungesa e progresit në dialog nuk qëndron te Borrelli dhe Lajçaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në konferencë për shtyp, bëri kritika të rrepta ndaj emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Megjithatë, në lidhje me deklaratat e Kurtit, zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme, Peter Stano, në një përgjigje për gazetarin e Klan Kosovës, Lutrim Islamin, ka thënë se mungesa e progresit në dialog nuk qëndron te Borrelli dhe Lajçaku.

”BE-ja dhe partnerët tanë ndërkombëtarë të angazhuar në mbështetjen e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja e kanë bërë shumë të qartë në mënyrë të përsëritur se ku e shohin problemin kryesor për mungesën e progresit në Dialog, dhe definitivisht nuk është Borrelli ose Lajçak”.

”Shtetet anëtare të BE-së – 27 prej tyre – e kanë përsëritur qartë se mbështesin plotësisht Borrellin dhe Lajçakun në përpjekjet e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të normalizojnë marrëdhëniet e tyre”.

Sipas tij, kjo mbështetje u afirmua edhe nga 27 shtetet anëtare të BE-së këtë mëngjes.

“Së fundmi 27 shtetet anëtare të BE-së shprehën këtë mbështetje të plotë këtë mëngjes dhe u diskutua edhe në takimin e Ministrave të Jashtëm të 27 vendeve të BE-së në New York mbrëmë”.

Ai u bëri thirrje palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim.

”Kjo nënkupton fillimin e zbatimit bazuar në Propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejshme”, shtoi Stano.

Siç potencoi ai, shtetet anëtare të BE-së theksojnë vazhdimisht se puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.