/

Basha – opozitës: A pajtoheni me themelu Zajednicën për m’u ndreç me Lajçakun?

Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar në Facebook sërish për opozitën, duke i pyetur nëse pajtohen të themelohet Asociacioni për t’i përmirësuar raportet me Miroslav Lajçakun, emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se se Kurti nuk po “thotë se nuk ka asociacion” apo duhet të zbatohet e tërë marrëveshja.

Më pas ai ka shtruar pyetje për opozitën në Kosovë.

”Pajtoni ne themelu Asociacionin e pastaj uleni me bisedu për tema tjera? apo jeni dakord me Kryeministrin që ose zbatim të komplet marrëvëshjes, ose nuk ka mundësi Vuçiqi me pas opsionin “zgjedh dhe fito”.

’Sonte nëpër debate keni mundësi me tregu qëndrimin, e jo me shit kopalla “na prishtë me BE-në.”  Kallzoni, a pajtoheni me themelu Zajednicën për m’u ndreç me Lajçakun?”, ka thënë Basha. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.