Bashkimi Evropian dhe UNICEF-i kanë lansuar fushatën 22 mujore “T’gjithë N’Përfshirje”. Fushata ka për qëllim të rris ndërgjegjësimin e publikut për barrierat me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara dhe për të bërë thirrje për realizimin e plotë të të drejtave të tyre.
Ai do të jetë i ekspozuar për një javë në qendër të Prishtinës, që të shërbejë si një platformë e dukshme dhe e fuqishme për prindërit dhe fëmijët për të kërkuar ndryshim dhe për ta promovuar përfshirjen brenda komuniteteve të tyre.
Fushata, e cila do të zgjasë 22 muaj në 4 komuna dhe online në mbarë Kosovën, do të avokojë për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara me fokus të veçantë në rritjen e qasshmërisë në hapësirat publike, zgjerimin e disponueshmërisë së shërbimeve cilësore gjithëpërfshirëse dhe luftimin e stigmës dhe diskriminimit ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.
Fushata gjithashtu synon ta rrisë ndërgjegjësimin për Projektligjin për statusin dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, i cili do të jetë një reformë në Kosovë, nëse miratohet.