Aliu i reagon Huditit që tha se burrit ia ka gjetur dy gra tjera: Turp, prokuroria të fillojë hetimet

Analistja Luljeta Aliu ka reaguar ndaj deklartës së Igballe Hadutit që tha se “burrit ia ka gjetur edhe dy gra të tjera”, duke thënë se se martesat më shumë gra është e ndaluar me ligj.

Aliu ka thënë se Prokuroria duhet të fillojë hetimet ndaj Hadutit për këtë deklaratë.

Nuk qëndron asgjë mbi Kushtetutën dhe ligjin, e aq më pak një Igballe Huduti, e cila veçse e kthen luftën për avancim shoqëror e të drejta të grave në pikën zero! TURP!”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Shkrimi i plotë i saj:

Poligamia është e ndaluar me ligj.

Pastaj del një një X-hiçi edhe thotë se ia ka gjetur burrit të saj edhe dy gra të tjera.

Meqë nuk pata durim ta dëgjoj, e diku e pashë se kishte thënë se madje këto “martesa të përkohshme” siç i quan ajo, janë bërë me kurorëzim, kishte me qenë interesante që prokuroria të verifikojë a ka qenë martesa e Igballes me burrin e saj e anuluar. Nëse po, asgjë kërkujt. Nëse jo, dhe burri i saj i ka pasur dy apo tri gra njëkohësisht, atëherë është vepër penale që duhet të ndiqet ex officio, sepse prokurorët janë të njoftuar përmes medieve për të.

Pra, tani prokuroria, pas deklaratës së saj, është e obliguar, që në mbrojtje të ligjit, të bëjë hetimet e duhura.

Nuk qëndron asgjë mbi Kushtetutën dhe ligjin, e aq më pak një Igballe Huduti, e cila veçse e kthen luftën për avancim shoqëror e të drejta të grave në pikën zero! TURP!

Leave a Reply

Your email address will not be published.