Policia e Kosovës me autorizim të prokurorisë kompetente ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e tre personave.
Sipas njoftimit, të dyshuarit kërkohen për përfshirje në një rast, “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Postimi:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.