​Arrestohet një person i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Policia e Kosovës ka arrestuar një ish-zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. B.Xh raportohet të ketë regjistruar një shtetas turk në sistemin e elektronik të gjendjes civile, pa i plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi turk ka arritur që pas regjistrimit të pajiset me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës.

I dyshuari 56 vjeçar, i cili kishte punuar si ofiqar deri në vitin 2019, është dërguar për ndalim prej 48 orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.