Zyra Serbe për Kosovën ka njoftuar se drejtorit të saj Petar Petkoviq, i është ndaluar ta vizitojë Kosovën.
Sipas kësaj zyreje, ai kishte planifikuar të merrte pjesë në fronëzimin e patriarkut serb Porfirije në Patriarkanën e Pejës.
“Kjo është hera e dhjetë që autoritetet në Prishtinë, të udhëhequra nga Albin Kurti, demonstrojnë forcë dhe arbitraritet dhe ia kanë ndaluar Petkoviqit të vizitojë Kosovën”, raporton Tanjug.
“Kjo është shkelje brutale e marrëveshjes, si ajo për lirinë e lëvizjes dhe Marrëveshja për vizitat zyrtare, e cila parasheh një procedurë të thjeshtuar për vizitën e kryenegociatorit për dialogun me Prishtinën”, thuhet në njoftim.