Deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca është takuar me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.
Përmes një postimi në Facebook, deputeti njofton se me të folën për punët që po bëjnë e për zhvillimet e fundit në vendet tona.
“Kënaqësi të bisedojmë me kryeministrin e Kanadasë z. Justin Trudeau, me kryetarin e Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar, z. Keir Starmer, si dhe me ekonomistin dhe ish-guvernatorin e Bankës së Anglisë, z. Mark Carney.
Folëm për punët që po bëjmë e për zhvillimet e fundit në vendet tona.
Shpreha mirënjohjen time të jem në mesin e tyre dhe i falenderova për ftesën e bashkëpunimin tonë disa vjeçar tashmë”, shkruan ai.