“Derën nuk po e bllokojmë, i ki 3 ditë afat me i largu gjësendet”, thotë hetuesi policor. Hetuesit e Policisë së Kosovës, të rastit “Brezovica”, kanë hasur në një pronar të një vile gjatë vendosjes së njoftimeve për sekuestrimin e objektit.
Portali Indeksonline ka incizuar momentin kur zyrtarët e Policisë së Kosovës bisedojnë me njërin prej pronareve të vilave.
Personi që ishte brenda vilës shprehet i habitur me veprimin e institucioneve të shtetit. Thotë se posedon leje për ndërtim.
Sipas shpjegimit të hetuesit policor, ndërtimi në Zonën e Dytë të Parkut Kombëtar “Sharri” është rreptësisht i ndaluar me ligj.