/

Bardhyl Mahmuti e mbyll dëshminë në Speciale, e quan sprovë të rëndë për të cilën s’do të flas më

Dëshmitari Bardhyl Mahmuti njofton se ka përfunduar dëshminë e tij në procesin gjyqësor në rastin e Pejtër Shalës në Gjykatën Speciale.

Lajmin e ka dhënë përmes një postimi të bërë në profilin e tij në Facebook.

Këtë proces ai e ka quajtur “sprovë të rëndë”.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur miq,

Sot përfundova dëshminë time në procesin gjyqësor kundër z. Pjetër Shala.

Ju njoftoj se çdo gjë që është thënë gjatë seancave publike dhe aty të mbyllura mbeten në suazat e dhomave të specializuara dhe nuk do të shqyrtohen nga ana ime as ne media e as privatisht!

Veçanërisht i lus gazetarët që më kanë kërkuar intervistë të kenë mirëkuptim!

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që më keni shprehur në këtë sprovë të rëndë!

Me respekt

Leave a Reply

Your email address will not be published.