Një operacion i mirë organizuar nga sektori i narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Shkodër është finalizuar në fshatin Bardhaj Njësia Administrative Rrethina ku mësohet se janë shoqëruar disa persona.
Disa persona kanë rënë në pranga dhe 100 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis janë sekuestruar në një shtëpi bari në zonën e Bardhajve të Shkodrës.
Sipas të dhënave paraprake policia ka zbuluar një banesë në zonën e Bardhajve të Shkodrës në të cilën kultivohej lëndë narkotike nëpërmjet llambave elektrike.
E gjithë lëndë narkotike ishte në procesin e mbledhjes dhe disa prej tyre ishin në tharje, banesa ku kultivohej lënda narkotike u zbulua nga shpenzimi i energjisë elektrike të cilët trafikantet e vidhnin.
Nga të dhënat e deritanishme janë sekuestruar rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Banesa ishte përshtatur me të gjithë kushtet dhe mjetet e duhura për kultivimin e kanabisit.