Me 150 euro gjobë, tre muaj ndalim vozitjeje dhe dy pikë negative është dënuar një person i cili në rrugën “Muhamet Muharremi’’ në qytetin e Vitisë është parë duke bërë tejkalim në vijë të plotë dhe në vendkalim të shënjuar për këmbësorë.
Kështu njoftoi Policia Rajonale e Gjilanit.
Policia tha se shoferi, me këtë veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e trafikut rrugor.
Tutje nga Policia Rajonale e Gjilanit kanë kërkuar nga qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë Policinë e Kosovës.
Policia në Rajonin e Gjilanit tha se nga janari e deri më tani, në këtë rajon janë shqiptuar 46362 gjoba për kundërvajtje në trafik.
DTV