/

Pas reagimit të Sveçlës për sulmin me bombë në Veri, Petkoviq del me pretendime për “sulme me bombë” në Ranillugë

Në orët e mbrëmjes të së enjtes u raportua për një shpërthim në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, ndërsa për rastin ka reaguar mëngjesin e së premtes edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se për këtë sulm “urdhëri” është dhënë nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Menjëherë pas kësaj ngjarje ka dalë me pretendime edhe i ashtuquajturi drejtor i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkpoviq, i cili thotë se gjoja ka pasur edhe “sulme me bombë” në Rranillugë mbrëmë gjatë mesnatës.

“Fillimisht rreth orës 02:30 është hedhur bombë në oborrin e Srgjan Ristiqit në Ranillug, drejtorit të SHP ‘Pçelica Maja’, ka pasur dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht familjarët janë mirë. Në të njëjtën kohë, një bombë është hedhur në shtëpinë e familjes dhe garazhin e Vlladicës”.

“Aritonovic në fshatin Gllogovc, i cili është nënkryetar i komunës së Ranillugut, këtu janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale dhe nga sulmi nuk ka të lënduar. Gjatë natës një mjet shpërthyes është hedhur edhe në shtëpinë e Zoran Ristiqit nga Ranillugu, drejtor i Qendrës për Punë Sociale, por nuk ka pasur lëndime”, ka thënë Petkoviq në deklaratë, siç e cituan mediat serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.