Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore më 17 tetor me Bullgarinë.
Pas sfidës me Republikën Çeke e vlefshme për EURO 2024, që luhet në “Air Albania”, “kuqezinjtë” do të luajnë një takim miqësor me Bullgarinë.
E ndërsa jemi disa javë para këtyre ndeshjeve përmes rrjeteve sociale Federata Shqiptare e Futbollit jep informacione për biletat e takimit të 17 tetorit ndaj Bullgarisë.