Kryeministri Albin Kurti ka treguar se si ndodhi ngjarja në veri të vendit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe i plagosur Alban Rashiti.
Ai u pyet për armatimin nëpër kisha që është raportuar më herët. Kurti tha se s’mund ta dijë analiza të tilla tash, por tha se s’ka dyshime se është e qartë se bëhet fjalë për formacione të organizuar që është i armatosur, por formacion profesional, mbi 30 individë.
“Kur i ka vërejtur policia jonë e rregullt, në urën në Banjska. Me bateri dore ndriçimi kanë parë që dera e njërit kamion është e hapur, ndërkaq një kamion tjetër ka diçka prej dritave ndezur”.
Policia e ka ditur që bëhet fjalë për kontrabandë, për të cilën Kurti tha se policia jonë e ka luftuar sukseshëm, “sidomos në këto dy vitet e fundit”.
“Kanë ardhur nga Zveçani përmes qendrës”.
Kurti tha se pas kësaj kanë qenë policët te vendi i ngjarjes ku e kanë pësuar sulmin.
“Për neve në këto momente më e rëndësishme është që ata të dorëzohen te organet. E kam të qartë që kanë ardhur të luftojnë, destabilizojnë”.