/

Reagon edhe Austria: Autorët e sulmit në Veri të sillen para drejtësisë

Ministria e jashtme e Austrisë ka dënuar sulmin në veri, ku është vrarë një polic i Kosovës.

MPJ-ja austriake ka kërkuar që autorët e krimit të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë.

”Dënojmë fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ka reaguar edhe ministria e Gjermanisë, si dhe Bashkimi Evropian.

Qeveria e Kosovës e cilëson si sulm terrorist, duke publikuar edhe fotografi të grupeve kriminale në Veri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.